“Shpërthen” vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së: Na i vranë familjarët, me taksat tona duhet t’i paguajmë edhe “shfalerkat” e Thaçit, Veselit, Selimit...

Aktuale

“Shpërthen” vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së: Na i vranë familjarët, me taksat tona duhet t’i paguajmë edhe “shfalerkat” e Thaçit, Veselit, Selimit...

Nga: P.R Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:34
Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi

Fazli Hajdaraj, vëllai i Smajl Hajdarajt, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova vazhdon të jetë ende e uzurpuar nga komandanet.

Sipas tij, edhe pse akuzohen për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, familjarët e viktimave duhet të paguajnë për vizitat që familjarët iu bëjnë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e të tjerëve të cilët gjenden të burgosur në Hagë.

“Të gjithë këta veprimtar dikush i ka vra! Ata qe kanë vra njerëzit më të mirë të Kosovës mund te janë në Hagë, mund te janë në Parlament apo në Partitë politike, apo në SHIK që sigurisht akoma vepron edhe pse kreu i saj Kadri Veseli e pat deklaruar te mbyllur misionin e tij. Kosova e përgjakur me gjakun e tyre vazhdon te jetë akoma e uzurpuar prej "komandantëve" dhe kurrsesi nuk po mund të lirohet prej tyre. Mbi 20 vite e përgjaken Kosovën ata qe po akuzohen nga Gjykata Speciale, dhe jo vetëm këta, por edhe te tjerët qe pritet te arrestohen. Tani Kosova -qytetarët e saj duhet ti paguajnë me taksat e tyre mbrojtësit dhe Familjaret qe udhëtojnë për ti vizituar. Dhe jo vetëm Familjarët por edhe "shfalerkat"”, shkruan ndër tjerash Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, edhe RTK është vënë në shërbim të komandantëve të akuzuar për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

“Arrestimin e tyre, të gjithë në kor dhe me një demagogji prefide bashkë edhe më RTK-në, që është vënë në shërbim të kriminelëve, akuzojnë Gjykatën se po dëshiron ta gjykoj UÇK-në dhe jo individët. Kjo është një gënjeshtër e llojit të vetë, sepse kurrkund nuk përmendet UÇK-ja por Individët, dhe të gjithë ata qe kanë bërë krime duhet patjetër të dënohen”, ka shkruar Fazli Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të gjithë këta veprimtar dikush i ka vra! Ata qe kanë vra njerëzit më të mirë të Kosovës mund te janë në Hagë, mund te janë në Parlament apo në Partitë politike, apo në Shik që sigurisht akoma vepron edhe pse kreu i saj Kadri Veseli e pat deklaruar te mbyllur misionin e tij.

Kosova e përgjakur me gjakun e tyre vazhdon te jetë akoma e uzurpuar prej "komandantëve" dhe kurrsesi nuk po mund të lirohet prej tyre. Mbi 20 vite e përgjaken Kosovën ata qe po akuzohen nga Gjykata Speciale, dhe jo vetëm këta, por edhe te tjerët qe pritet te arrestohen. Tani Kosova -qytetarët e saj duhet ti paguajnë me taksat e tyre mbrojtësit dhe Familjaret qe udhëtojnë për ti vizituar. Dhe jo vetëm Familjarët por edhe "shfalerkat".

Arrestimin e tyre, të gjithë në kor dhe me një demagogji prefide bashkë edhe më RTK-në, që është vënë në shërbim të kriminelëve, akuzojnë Gjykatën se po dëshiron ta gjykoj UÇK-në dhe jo individët. Kjo është një gënjeshtër e llojit të vetë, sepse kurrkund nuk përmendet UÇK-ja por Individët, dhe të gjithë ata qe kanë bërë krime duhet patjetër të dënohen. Kjo është shpresa e fundit për ne Familjarët e të vrarëve dhe koha është qe te mos heshtim! Ky është shteti qe vazhdon të jetë i kapur akoma prej tyre, dhe porosia nga ne Familjarët duhet qe ta ngrisim zërin shumë e me shumë, pasi çuditërisht as një institucion, as një parti politike nuk e pati guximin te deklarohen dhe ta mbështesin Gjykatën për arrestimin e tyre.

Fjala e deputetes Marigona Geci ne Parlamentin e Kosovës e cila akuzoj me emër kriminelët, u pengua nga nënkryetarja e Kuvendit duke ja ndërprerë fjalën, dhe çuditërisht as më të voglin reagim nuk pati nga deputetët e as nga grupi parlamentar i partisë te cilës i takon. Ngjashëm kishte ndodhur edhe në legjislaturën kur ishte deputet Fadil Geci dhe nuk kishte përkrahje nga shefi i grupit parlamentar zotëri Sabri Hamiti.

Ne Familjarët kërkojmë qe te zbardhën të gjitha vrasjet politike dhe te vihet drejtësia në Kosovë!

Dy fjalë për te akuzuarit qe janë në Hagë; nëse ju do te dënoheni vetëm për vrasjet e Serbëve do na vije keq, por nëse do të dënoheni për vrasjen e Shqiptarëve dhe zyrtarëve të LDK-SË e bajshi më shnetë, sepse ju akuzoheni edhe për këtë. Televizioni Shtetëror RTK vazhdon ti përkrah te akuzuarit me sloganin "Liria ka emër "duke propaganduar se këta janë çlirimtarët për ta lajthitur edhe një herë popullin e Kosovës. Liria nuk ka emër individësh , liria ka emrin e popullit të Kosovës. Mos harroni se vrasësit kanë emër dhe çmimin do e paguajnë patjetër!

Thirrje për Familjet e të vrarëve: Krasniqi, Konushefci, Manaj, Maloku, Mustafa, Rraci, Zemaj, Imeri, Bytyqi, Tolaj, Haklaj, Behrami, Zeqiraj, Dajaku, Kastrati, Berbatovci etj. Mos pranoni të na përçajnë sepse kështu duan t'na mbyllin gojën. Mos heshtni, koha po vije!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat