E mohuan masakrën e Reçakut, ky vendim ua mbylli gojën Serbisë dhe Vulinit

Aktuale

E mohuan masakrën e Reçakut, ky vendim ua mbylli gojën Serbisë dhe Vulinit

Nga: H.O. Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:36
Aleksandër Vulin

Demush Shasha nga Instituti EPIK përmes një postimi në Facebook thotë se vetëm 24 orë pasi që Aleksandër Vulin tha se masakra e Reçakut është “genjeshtër dhe fabrikim”, Akademia Evropiane e Filmit shpërblej filmin “Quo Vadis, Aida?” mbi gjenocidin e Srebrenices me çmimet më të larta të festivalit më të rëndësishëm Evropian.

Sipas tij, në këtë mënyrë më së mirti e shpërfaqin më së miri hendekun kognitivë, kulturor dhe politik në mes perëndimit dhe Serbisë.

Postimi i plotë i tij:

24 orë pasi që Aleksandër Vulin ka vizituar skenën e xhirimeve të episodit “Rasti Reçaku”, në kuadër të serialit “Dosja e Kosovës”, dhe tha se masakra e Reçakut është “genjeshtër dhe fabrikim”, Akademia Evropiane e Filmit shpërblej filmin “Quo Vadis, Aida?” mbi gjenocidin e Srebrenices me çmimet më të larta të festivalit më të rëndësishëm Evropian.

Këto dy momentume kundërthënëse kinematografike, brenda 24 orëve, shpërfaqin më së bukuri hendekun kognitivë, kulturor dhe politik në mes perëndimit dhe Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat