Tha se grupi i Kumanovës janë një bandë kriminale, Vehbi Kajtazi merr një reagim të ashpër nga Gold Ag

Aktuale

Tha se grupi i Kumanovës janë një bandë kriminale, Vehbi Kajtazi merr një reagim të ashpër nga Gold Ag

Nga: M.L. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:43
GOLD AG

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka deklaruar mbrëmë se Grupi i Kumanovës “janë një bandë kriminale”.

Ai ka treguar detaje edhe rreth hetimeve që janë bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas tij, bazuar në këto hetime, Grupi i Kumanovës kishte planifikuar edhe ta sulmonte burgun e Sigurisë së Lartë për ta nxjerrë jashtë një person të quajtur Bedri Krasniqi, e të cilit Kajtazi i referohet si “kriminel”.

Ajo është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë, në një zonë…cilat drejta të shqiptarëve? Një bandë kriminale prej ktuhit po shkon për të drejta të shqiptarëve atje. A e din që ka pas hetim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kjo bandë ka planifiku me sulmu Burgun e Sigurisë së Lartë me e nxjerr një kriminel tjetër, si Bedri Krasniqi, dmth ne po i harrojmë këto sende e këto fakte. Maqedonia, qaj Gruevski i keq, edhe nëse po na dëgjojnë le të flet dikush ndryshe, përfaqësues i Gruevskit në Prishtinë, ka ardh Ali Ahmeti, i cili e ka taku Ramush Haradinajn dhe ja ka tërhjek vërejtjen për një grup që po sillen anej të armatosun, por s’ka marr përgjigje. Ramushi po na dëgjon, le të thotë ndryshe. E ka taku Hashim Thaçin, i cili s’është këtu, e ka taku Kadri Veselin, e ka taku kryeministrin Isa Mustafa”, ka deklaruar Kjtazi në një emision televiziv.

E Kajtazit për këtë deklaratë i ka reaguar ashpër këngëtari Gold Ag, duke thënë se clirimtarët quhen terrorista.

He Kosovë e vend për analista, ku nënçmohen çlirimtarët e quhen terrorista.

A keni more fmi ju a çka keni, a e dini që kan mbetë jetima me baballarë të gjallë e të vdekur?

A interesoheni me ditë a kan çka me hongër ata djem atje e familjet e tyre këtu?

S’kisha besu që jemi ksi soj

KUR SKI MARRE BON ÇKA DUSH”, ka shkruar këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat