Shteti i mori fëmijët/ Babai nga Prishtina shpërthen në lot pasi shteti ia mori dy fëmijët

Aktuale

Shteti i mori fëmijët/ Babai nga Prishtina shpërthen në lot pasi shteti ia mori dy fëmijët

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:54
Ismajl Rexhepi

Për shkak të kushteve të këqija të jetesës, Qendra për Punë Sociale i dërgon në strehimore dy fëmijët e familjes Rexhepi.

Po shkon aty ku kalon kohën më të madhe me fëmijët. Por, këta të fundit nuk gjenden brenda.

Me arsyetimin e kushteve të këqija për jetesë, vajza dhe djali i Ismajl Rexhepit u larguan nga prindërit e tyre.

Nga Qendra per Punë Sociale ata u dërguan në strehimoren Shpresa në Prishtinë.

“Fëmijët m’i kanë marrë, nuk më kanë thënë për çka por po i bie si me tradhti. Jo ju blejmë diçka, ju ndihmojnë. I kanë marrë, i kanë çu atje, s’po e di as ku”, tha babai i dy fëmijëve.

Përveç këtij objekti, tash e tre vite familja Rexhepi kanë edhe një shtëpi tjetër ku banojnë. Në fakt, ajo iu dha këtyre në shenjë bamirësie.

Unë rrogën e kam të mirë jam tu punu, për këta fëmijë, edhe gjithmonë dëshirat ua kam plotësu”, tha ai.

Mes emocionesh, ky ka një kërkesë për Policinë e QPS-në.

Ju lutem me m’i kthy fëmijët, se po më lënë mendtë për ta”, tha babai i tyre. E pos tyre, për ta u kujdesën edhe fqinjët në Pakashticë të Epërme.

Sipas tyre kështu u nënshkrua dokumenti për largimin e fëmijëve.

Siç pritej, kjo u mohua nga Qendra për Punë Sociale në Podujevë.Këta nuk deshën të deklarohen për televizionin, veçse thanë se veprimet u morën për të miren e 9 dhe 12 vjeçares.

Edhe nga policia e Kosovës u tha se kushtet ku jetuan fëmijët ishin minimale për jetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat