Ilir Ibrahimi: Ky është prioriteti kryesor që mos të mërdhihemi

Aktuale

Ilir Ibrahimi: Ky është prioriteti kryesor që mos të mërdhihemi

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:11
Ilir Ibrahimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme duke folur për krizën energjetike në vend, ka deklaruar se mbrëmë ka shkuar shumë vonë në shtëpi dhe se është ngrohur me batanije.

Ky deklarim i Kurtit ngjalli reagime në opinionin publik

E analisti Ilir Ibrahimi, ka deklaruar se tani nuk është koha që të flitet përeni batanijet.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është hapi i duhur subvencionimi i importit të energjisë elektrike.

"Leni batanijet po të fokusohemi në atë që është e rëndësishme.Kryeministri Kurti deklaroj se qeveria do tê subvencionojë importin e energjisë elektrike.Ky është hapi i duhur sepse nuk ka shumë alternativa tjera.Qeveria duhet të veproj dhe jo vetëm të konstatoj.Subvencionimin sot apo rritjen e çmimit nesër e paguajnë qytetarët.Çdo kritikë përtej kësaj, është vetëm për likes në Tik Tok.Duhen marrë edhe shumë vendime tjera dhe uroj që kjo qasje të mos jetë vetëm e momentit.Prioriteti kryesor është të mos mbetemi në terr e të merdhihemi në acar.Tjerat janë tema diskutimi për facebook".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat