Murati: Të ruhet shkolla, jo të bëhet xhungël

Aktuale

Murati: Të ruhet shkolla, jo të bëhet xhungël

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:19
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se restaurimi i shkollës “Gjon Sereqi” është i arsyeshëm, jo siç propozon PDK-ja që me rrëzimin e kësaj shkolle të bëhet një parking.

Ai ka thënë se për projektin që e përmendi deputeti Elmi Reçic për rrënimin e shkollës është ardhur kryesisht si rezultat i ndërtimit apo i betonimit rreth e rreth shkollës me ndërtesa, të lejuara që të ndërtohen dhe ta bllokojnë të gjithë hapësirën aty nga vetë komuna,.

“Megjithatë, me dijeninë që kam, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tashmë këtë objekt e ka futur apo e ka vlerësuar si trashëgimi kulturore dhe synimi është që të restaurohet dhe të mbrohet, pasi që bëhet fjalë për shkollën më të madhe në Kosovë, që ka qenë që prej para luftës.

Pra, të ruhet si trashëgimi kulturore, e jo të rrënohet e të akomodohen për parkingje, për xhungël që është krijuar në komunë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat