Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit

Aktuale

Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 22:36
Foto nga takimi

Iniciativa politike, “Lista Guxo”, ka mbledhur aktivistët e saj për festat e fundvitit.

Anëtari i kësaj iniciative, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se aktivistët u falënderuan edhe për bashkëpunimin gjatë vitit 2021.

“Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit për të falenderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2021. Po ashtu edhe për tu zotuar për të punuar bashkë për të mirën e vendit në vitin që po vjen”, ka shkruar Avdyli në rrjetin social Facebook.

Pjesë e kësaj ndeje ishin edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat