“Motivet e Berishës nuk janë të pastra”, Abazi me deklaratë të fortë, zbulon arsyen pse do marrë pjesë në tubimin kundër Vuçiqit

Aktuale

“Motivet e Berishës nuk janë të pastra”, Abazi me deklaratë të fortë, zbulon arsyen pse do marrë pjesë në tubimin kundër Vuçiqit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:17
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme një protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë, në kuadër të “Open Balkan”.

Personazhe publikë kanë nisur të konfirmojnë pjesëmarrjen, ndër ta edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi.

Ai thotë se do të marrë pjesë në protestë kundër “Open Balkan”, por shprehet se është i vetëdijshëm për skenarin apo qëllimet e ndryshme që mund të ketë Sali Berisha.

Sipas Abazit, Berisha ka ndërruar disa herë mendje për “Open Balkan”, ndërsa shton se motivet e tij “nuk janë të pastra”.

“Pa ndjekur skenarin e qëllimet e Sali Berishës që ka planifikuar ta nisë protestën e sotme te Selia e PD-së, duke e ditur që ai ka ndërruar mendje disa herë lidhur me “Open Balkan” dhe se motivet e tij për këtë protestë nuk janë të pastra, në pamundësi për ta organizuar vetë sot një protestë kundër vizitës në Shqipëri të kriminelit të luftës të papenduar Aleksandar Vuçiq, në mungesë të thirrjeve të tjera për të protestuar kundër politikave dhe vizitës së Vuçiçit, në kundërshtim të insistimit të Edi Ramës për të ecur para me këtë projekt, sot do shkoj në protestë para kryeministrisë kundër projektit të Novi Sadit për botën serbe, të ashtuquajtur “Open Balkan””, shprehet Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat