“Opurtuniteti është treguar fatal për secilin popull...”

Aktuale

“Opurtuniteti është treguar fatal për secilin popull...”

Nga: A.SH Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Ai ka thënë se cili ishte ky rrugëtimi i Kosovës tërë këto vite, duke shtuar se udhëheqjet tona të shtetit ishin të "zëna", më punë tjera të parëndësishme për shumicën, e të rëndësishme për ata.

"Kur e shikojmë në mënyrë kronologjike, atë që lamë për 20 vite mbrapa, shtrohen vetvetiu shumë pyetje logjike. Çfarë ishte ky rrugëtim i Kosovës? A ndërtuam shtet si duhet? Sa krijuam kushte për ta përfundur fazën e tranzicionit? Çfarë ishte rrjedha e ecurive ekonomike? Pse politika u tregua e pa zonja si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm. Sa shteti ynë i dytë në Ballkan e arsytojë qëllimin shekullor të shqiptarëve? U treguam kampion, duke i ngritur duart kah qielli, duke u treguar të pazotët të drejtojmë shtetin tonë e sovran dhe të pavarur?! Këtë pyetje dhe pyetjet e mëparshme kurrë nuk ia parashtruam vetes. Nuk u interesua kush që të punojë as për një gjeneratë të vetme, e lëre që duhet të planifikohet së paku për tri gjeneratat e ardhshme. Udhëheqjet tona të shtetit ishin të "zëna", më punë tjera të parëndësishme për shumicën, e të rëndësishme për ata".

Sipas tij, jeta politike ka shumë defekte në vendin tonë.

"Puna e treguar deri më sot për ta ndërtuar shtetin e ri të Kosovës, ishte e dobët?! Apo, ata që erdhën në pushtete u treguan dhe ishin kuadro jo profesionale, për profesionin fisnik të politikës. Jeta politike ka shumë defekte, e cila reflektojë keq në ekonomi, në shkencë e kulturë, në jetën biznesore, dhe nuk reflektojë si duhet në asnjë segment të jetës dhe të punës. Unë sigurisht se do të kisha dëshirë, të shkruaj diçka krejt tjetër... është lehtë të lavdërohemi, është lehtë ta kemi gojën plot demokraci, e në anën tjetër punët flasin të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse një cirk, që pushtetëve u shërbeu si opium karshi popullit".

Ai thotë se këtu po ka plot lavdërim dhe pak punë, madje sipas tij na janë bërë bashkë demagogët dhe debilët, zingjirë ky që duhet shkëputur,

"Status-quo politike, madje edhe kthimet mbrapa, nuk kanë lidhje me shtet. Për këto dhe një situatë të tillë çfarë e kemi aktualisht, nuk është luftuar dhe sakrifikuar aq shumë gjatë historisë. Një mentalitet dhe vetëdije e tillë e nivelit të ulët është duke na shkaktuar dëme të mëdha. Lavdërime plotë, e punë kurrfare! Shkallë e lartë e të papunëve, dhe në të njejtën kohë me mijëra të larguar nga Kosova? Na janë bërë bashkë demagogët dhe debilët...?! Këtë zingjirë të keq dikush do të duhej ta shkëput, nëse mendojmë të ndërtojmë shtet ku fuksionojnë mirë të gjitha sistemet. Kemi mbetur duke pritur, e nuk po veprojmë. Opurtuniteti është treguar fatal për secilin popull...! Shoqëria është rrënuar nga brenda, deri te baza e saj civilizuese. Një shoqëri njerëzore dhe një shtet të rregulluar, duket se pak kush po e mendon. Kosova, sikur nuk po dinë se cila është e mira dhe cila është e keqja. Nuk po e bëjmë dallimin e rrenës dhe të vërtetës?! E kemi pasur mundësi, po të kishim unitet dhe të punonim seriozisht, ti kemi të gjitha të mirat e kësaj bote..." ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat