Qeveria ndan 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale për faturat e rrymës

Aktuale

Qeveria ndan 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale për faturat e rrymës

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:16
Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale.

Kjo për të mbuluar vlerën e pagesës së faturave të energjisë elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“4.5 milionë euro tjera do të ndahen në kuadër të masës 3.2 (mbështetja për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale), kjo shumë do të ndahet për të mbuluar pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë”, është shprehur Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat