Kjo është pasuria e Arben Çitakut i arrestuar sot

Aktuale

Kjo është pasuria e Arben Çitakut i arrestuar sot

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:42
Arben Çitaku

Shtatë persona janë arrestuar sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës që ende po zhvillohet lidhur me rastin “Brezovica”.

Në mesin e qytetarëve të arrestuar është edhe një ish-zyrtar i kësaj ministrie.

Bëhet fjalë për Arben Çitakun, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Ai dhe të tjerët tjerë dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.

Por, cila është pasuria e ish-sekretarit Çitaku të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Çitaku ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap vlerën e rreth 200 mijë eurove.

Ai ka tre hektarë tokë bujqësore në vlerë prej 50 mijë, truall 20 mijë euro, shtëpi 50 mijë euro, truall tjetër në vlerë prej 12 mijë e 500 euro dhe banesë në vlerë prej 53 mijë eurove.

Ndërsa, si pasuri të luajtshme ka një veturë të tipit Renault në vlerë prej 15 mijë eurove.

Kurse, para të gatshme në një nga bankat e vendit ka vetëm gjashtë mijë e 900 euro.

E, nuk i ka të pakta detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik.

25 mijë është detyrimi financiar në njërën prej bankave në vend, derisa ndaj personave fizik ka 19 mijë e 500 euro.

Çitaku, në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar edhe të hyrat vjetore.

Ai për një vit merr pagë nga buxheti i shtetit në vlerë prej 13 mijë e 443.96 euro.

Ndërsa, bashkëshortja  e tij merr për një vit tre mijë e 240 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat