Policia arreston 21 persona

Aktuale

Policia arreston 21 persona

Më: 11 janar 2022 Në ora: 10:50
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, ku të dyshuarit janë arrestuar në qytete të ndryshme të vendit, duke filluar nga Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Peja, Prizreni e Gjakova.

Të dyshuarit janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, siç janë: dhuna në familje, armë mbajtje pa leje, kanosje e vjedhje.

Po ashtu, Policia bën të ditur se 17 persona janë dërguar në mbajtje, ndërkaq tre janë në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat