“Nasim Haradinaj qau në Hagë, këtu i thejke tavolinat”/ Xhevdet Pozhari kapet edhe me ish-deputeten e PDK-së: Po derdh lot krokodili

Aktuale

“Nasim Haradinaj qau në Hagë, këtu i thejke tavolinat”/ Xhevdet Pozhari kapet edhe me ish-deputeten e PDK-së: Po derdh lot krokodili

Nga: N. Sh. Më: 14 janar 2022 Në ora: 18:57
Xhevdet Pozhari dhe Nasim Haradinaj

Gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj ish-deputetes së PDK-së, Safete Hadergjonaj.

Kjo kacafytje po ndodhë pas deklaratës së Pozharit i cili e kritikoi Nasim Haradinajn që qau në Hagë.

“Nasim Haradinaj qau në Hagë, këtu i thejke tavolinat”, ishte kjo deklarata që shfaqi mjaft shumë reagime në Kosovë, sidomos tek ata të PDK-së dhe organizatat e dala nga lufta.

Pozhari në reagimin e tij ndaj Hadergjonajt thotë se, ajo ishte deputete e PDK-së që e ka votu Gjykatën Speciale.

Në këtë reagim ai shkruan se po derdh lot krokodili derisa ishte edhe vet Nasim Haradinaj që ka thënë se ata që e kanë votuar duhet të turpërohen.

Reagimi i plotë:

Ti "nuk e din" kush është Xhevdet Pozhari, por unë e di se ti ke qenë deputete e PDK-së që e ke votu Gjykatën Speciale.

Ti po më flet për turp?! Ti sot po derdh lot krokodili? Edhe Nasimi vet ju ka thanë se krejt që e keni votuar duhet të turpëroheni.

Qe çka të bon politika e poshtër, e gjuajnë gurin për me e fsheh dorën. E, krejt e kemi pa se ju keni vënë nënshkrim me e gjyku UÇK-në. Ia keni vnu njollën vetes për tan jetën.

Tash, vendosni vet: A jam fajtor unë që i thashë Nasimit: Mbahu se kalon edhe kjo apo ju që e keni çu atje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat