​MSh: Vaksinimi, mënyra e thjeshtë e parandalimin të infeksioneve

Aktuale

​MSh: Vaksinimi, mënyra e thjeshtë e parandalimin të infeksioneve

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.

Kështu thuhet në një postim të Ministrisë së Shëndetsisë, ku bëhet apel për vaksinim, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

“Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal. Një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal.

Mbroni veten dhe familjen tuaj”, thuhet në postimin e MSh-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat