“Djali i vetëm i nënës dhe vëllai i tri motrave, ua ndali në gjysmë ëndrrën...”, flet familjari i Ermalit, tregon si ishte rrahur dhe si vdiq ai

Aktuale

“Djali i vetëm i nënës dhe vëllai i tri motrave, ua ndali në gjysmë ëndrrën...”, flet familjari i Ermalit, tregon si ishte rrahur dhe si vdiq ai

Nga: N. Sh. Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:16
Ermali Delijat

Ishte vetëm 26 vjeçar dhe djalë hastreti, vëlla i tri motrave.

Ermal Deliaj, ka vdekur disa muaj pas rrahjes tragjike.

Dhëndri i Ermalit, Visar Rexha, ka treguar detajisht si erdhi deri te vdekja e tij.

Përmes një postimi, Rexha, ka shkruar se Ermali ishte sulmuat fizikisht në befasi nga një person i cili ka qenë i shoqëruar nga dikush, ku sulmuesi e ka goditur në kokë dhe i ka shkaktuar plagë të rëndë.

Ai ka treguar detaje për Ermalin, i cili ishte djalë i hastretit.

Rexha shkruan se, sipas inçizimeve të thella, Ermali ka rezultuar me dy hemorragji celebrale në tru si pasojë e goditjeve të marra.

Ai kishte qëndruar dy javë në koma duke u trajtuar me oksigjen dhe terapi, kurse pasi u zgjua kishte humbur 50% të peshës trupore.

Por, gjendja e tij pas lirimit ishte keqësuar, Ermalit i shfaqet problemi me frymëmarrje dhe si pasojë atij i bie të fikët në shtëpinë e tij.

Postimi i plotë:

Për të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës.

Ermal Delija, 26 vjeçari mitrovicas ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 23:00 në QKUK në Emergjencë.

Ermali para disa muajve është sulmuar fizikisht në befasi nga një person i cili ka qenë i shoqëruar nga dikush,ku sulmuesi e ka goditur Ermalin në kokë dhe i ka shkaktuar plagë të rëndë,me të rënë në tokë Ermali është lënduar edhe më shumë si pasojë e rënjes me kokë në trotuar të rrugës.

Me anë të autoambulancës Ermali atë natë është dërguar në QKUK pa vetëdije në gjendje kome, pastaj është trajtuar tutje në repartin intenziv të QKUK-së për rreth një muaj. Në bazë të inçizimeve CT dhe analizave të thella, Ermali ka rezultuar me dy hemorragji celebrale në tru, si pasojë e goditjeve të rënda nga sulmuesi.

Ermali për dy javë e më shumë ka qëndruar në gjendje kome duke u trajtuar intenzivisht me oksigjen dhe terapi përkatëse. Pasiqë u zgjua nga koma, Ermali kishte humbur rreth 50% të peshës trupore dhe nuk mund të ushqehej vetë përmes gojës por vetëm me infuzione e mënyra tjera nga mjekët.

Pasi që hemorragjia celebrale i tërhiqet dhe mjekët e konstatojnë se mund të lirohet nga spitali atëher me anë të fletlëshimit nga QKUK Ermali lirohet për në shtëpi ku edhe më tutje vazhdon të marrë terapinë e caktuar nga mjekët në QKUK.

Ermali tejet i lodhur dhe me imunitet pothuajse zero fillon ti shfaqet një problem me frymëmarrje,dhe gjendja shumë shpejt shkoi duke iu keqësuar. Si pasojë e këtij problemi Ermali pa mbërrirë me shku në spital i bie të fikët në shtëpinë e tij si pasojë e mosfurnizimit të mjaftueshëm me oksigjen në tru.

Në atë moment Ermalin e marrin motrat me nënën dhe me disa nga fqinjët e tyre dhe e dërgojnë në Spitalin e Mitrovicës nga ku dërgohet për në QKUK me autoambulancë.Mjekët aty e konstatojnë se Ermalit iu ka shfaqur një infeksion dhe enjtje në kanalin e frymëmarrjes dhe vendosin ta operojnë, por atij fillon ti ulet pulsi e zemrës në mënyrë rapide dhe pas dhënjes së adrenalinës ai prap nuk mundi të mbijetoj.
Ermali vdiq mbrëmë me dt. 15.01.2022 si pasojë e mosfurnizimit me oksigjen në tru e cila i erdhi si pasojë e gjendjes fillestare që kishte.

Kjo është historia tragjike e Ermalit, djalë i vetëm i nanës Elheme dhe vëlla i vetëm i tri motrave, Ermirës, Elvirës dhe Erblinës, të cilave ua ndali në gjysmë ëndrrën për ta martuar me dasëm e krushqi vëllanë e vetëm që kishin.

Zoti ua qoftë durimin dhe shëndetin familjes së Ermalit, miqëve dhe shokëve dhe tërë Mitrovicës,e ata që u bënë shkaktarë për këtë tragjedi e tërë këtë dhimbje, pa kurrfarë asrye bindëse por nga mëria e vetëgjyqësia,shpresojmë te Drejtësia e Organeve Kompetente të Kosovës për të vënë drejtësi dhe natyrisht Zoti ua dhashtë atë që meritojnë!

#DREJTËSI

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat