Sami Lushtaku demanton Blerim Latifin/ Lufta nisi me urdhër të Ibrahim Rugovës, këtu u takua me Adem Jasharin

Aktuale

Sami Lushtaku demanton Blerim Latifin/ Lufta nisi me urdhër të Ibrahim Rugovës, këtu u takua me Adem Jasharin

Nga: P.R Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:59
Foto arkiv/ Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari në njërën nga takimet mes tyre

Ish këshilltari i Kadri Veselit, tani në rolin e analistit politik, Blerim Latifi, në një deklaratë të bërë së fundi ka deklaruar se nëse nuk ish derdh gjaku i UÇK-së, Kosova do të përfundonte në autonomi me Ibrahim Rugovën.

“Z.Hyseni (Skender) tha se e kemi refuzuar më 1995 autonominë. Unë po të garantoj se nëse nuk kish shpërthyer lufta e UÇKssë na kishim përfunduar me një autonomi sa për që Rugova kish refuzuar. Ti mundesh me nënqeshë por nëse s’kish shpërthyer lufta këtu, nëse nuk ish derdh, më fal është pak frazë e rëndë, por nëse nuk ish derdh gjaku në këtë vend, nëse nuk do të ishte luftuar në këtë vend ne kishim përfunduar në autonomi herët a vonë”, deklaroi Blerim Latifi.

Por pohimet e Blerim Latifit i demanton njëri ndër njerëzit më të fuqishëm brenda PDK-së, tash nënkryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në vitin 2020, Sami Lushtaku në një intervistë të dhënë, kishte deklaruar se lufta e UÇK-së kishte nisur me urdhër të Ibrahim Rugovës.

“Nuk e di nëse urdhrin e ka dhënë Ibrahim Rugova, por ishte koha e LDK-së ku pak a shumë të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin në Lidhjen Demokratikë sepse kanë qenë dy rrugë. O me LDK-në o me Serbinë. Edhe unë vet kam qenë në LDK bashkë me familje”, kishte deklaruar Sami Lushtakun, duke shtuar se grupet e para në Shqipëri u dërguan për stërvitje me urdhër të qeverisë së Bujar Bukoshit.

Madje Lushtaku kishte treguar edhe takimin e komandantit legjendar, Adem Jashari me presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin. Atje e kemi taku qeverinë edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin 1991. Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha. Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, kishte thënë Sami Lushtaku, i cili ishte një ndër udhëheqësit kryesor të UÇK-së, përcjellë “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat