Kusari – Lila: Në dhjetor e kam kuptuar peshën e krizës energjetike

Aktuale

Kusari – Lila: Në dhjetor e kam kuptuar peshën e krizës energjetike

Më: 18 janar 2022 Në ora: 21:46
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka folur rreth krizës energjetike në vend.

Ajo tha se e ka kuptuar në dhjetor që Kosova do të përballet me krizë energjetike, pas rënies së bllokut në Termocentralin Kosova “B”.

“Unë e kam kuptuar peshën e kësaj krize kur është bërë njoftimi për rënien e bllokut në Kosovën “B”, pra në dhjetor”, është shprehur Kusari – Lila në “Rubikon”.

Më tej, ajo ka folur edhe rreth kërkesës së ZRRE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike, ku tha se Ministria e Ekonomisë ka bërë publike se me 75 milionët e ndara parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë.

“Edhe pse si proces ajo nuk është e përfunduar, dhe si i tillë do të merr edhe dy javë kohë, Ministria e Ekonomisë ka publikuar lajmin që parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kusari – Lila.

Më tej, ajo tha se tarifa për një KW në orë nuk është përcaktuar ende, dhe se Ministria e Ekonomisë ka publikuar një kufi deri në të cilin nuk ka ndryshim fare të çmimit të energjisë, apo vërehet pak, që është deri në 600 KW në orë, ndërsa mbi atë konsum tarifa, sipas saj, do të jetë prapë e kontrolluar por në raport me importin e energjisë elektrike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat