Paralajmëron kreu i Sindikatës së Sektorit Privat: 30% e punëtorëve nuk do të mund ta paguajnë energjinë elektrike

Aktuale

Paralajmëron kreu i Sindikatës së Sektorit Privat: 30% e punëtorëve nuk do të mund ta paguajnë energjinë elektrike

Më: 20 janar 2022 Në ora: 00:10
Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka paralajmëruar se 30 për qind e punëtorëve nuk do t’ia dalin ta paguajnë faturën e rrymës dhe rrezikojnë të mbesin në terr.

Këto deklarata pas shtrenjtimit të rrymës gjë që ka shkaktuar shumë shqetësime tek qytetarët.

“Për pjesën dërmuese të tyre mund të themi se është një “lak në fyt” pasi nuk po mund të ja dalin me pagat aktuale. Ne çdo ditë kemi kërkuar ngritjen e pagës minimale. Pos problemeve ekonomike rritja e çmimeve është edhe goditje psikologjike”, deklaroi ai.

Azemi ka shtuar se si sindikatë, do të jenë të kujdesshëm për protesta, por theksoi se “njerëzit e uritur mund të veprojnë edhe pa ndonjë organizim”.

Sipas raportit të ZRRE-së, Qeverisë i është kërkuar që të rritë çmimin e energjisë gati dyfish. Çmimet e energjisë elektrike nuk do të jenë aspak të vogla, derisa Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë i ka ndarë konsumatorët në pesë kategori: A, B, C, D dhe E.

Nëse jeni në kategorinë A dhe shpenzoni deri në 300kWh, fatura aktuale e juaja është 19.97 euro, por me rritjen e çmimit të energjisë elektrike ajo do të bëhet 20.40 euro.

Nëse jeni në kategorinë B, ju shpenzoni 450 kWh dhe fatura e juaj aktuale është 27.37 euro, tani do të bëhet 29.66 euro.

Nëse shpenzoni deri në 600 kWh, jeni në kategorinë C dhe fatura e juaj aktuale është 35.86 euro, me çmimet e reja, ajo bëhet 38.92 euro.

Nëse jeni në kategorinë D, ju shpenzoni deri në 800 kWh, fatura aktuale është 47.19 euro, por me rritjen e çmimit fatura bëhet 74.17 euro.

Nëse jeni në kategorinë E ju shpenzoni deri në 1000kWh dhe fatura aktuale është 58.52 euro, ndërsa me rritjen e çmimit, fatura bëhet 109.42 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat