Shtrenjtimi i rrymës, PDK kërkon nga Qeveria të kthehet në pikën 0 raporti i ZRRE-së

Aktuale

Shtrenjtimi i rrymës, PDK kërkon nga Qeveria të kthehet në pikën 0 raporti i ZRRE-së

Më: 20 janar 2022 Në ora: 10:40
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e krizës energjetike.

Shala në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se Qeveria duhet ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së, për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.

“Si grup parlamentar i PDK-së, kërkojmë nga qeveria ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së. Në emër të PDK-së, ngritëm shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme, emergjente, lidhur me situatën energjetike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. PDK me shqetësim po e përcjell situatën, ne jemi të vetëdijshëm për krizën energjetike, kemi ngritur zërin brenda dhe jashtë Kuvendit me kohë”, ka deklaruar ai.

Më tej, Shala ka pohuar se si PDK janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me Qeverinë, por që nga ana e Qeverisë nuk ka pasur interesim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat