I tha po rren, Tahiri i AAK-së i kundërpërgjigjet Bislimit

Aktuale

I tha po rren, Tahiri i AAK-së i kundërpërgjigjet Bislimit

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:54
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili iu drejtua atij dhe deputetëve të opozitës se janë duke gënjyer.

Në seancën e Kuvendit, ai tha se këtë “ofendim” nuk e merr si personal, sipas tij, Bislimi e ka ofenduar vetën.

“Zëvendëskryeministri i cili është edhe profesor universitar del edhe thotë po rreni deputetë. A e dini pse thotë? Kjo për shkak se i kanë humbur argumentet me e mbrojt një kauzë politike që e udhëheq, ka dështuar dhe mundohet përmes ofendimit ta mbrojë”.

“Shumë shpejtë do të vërtetohet kjo që po e thoni, jo që është gënjeshtër, por është mashtrimi më i madh që po ua bëni qytetarëve. Në Kosovë 200 mijë familje, 200 mijë amvisëri do ta marrin faturën me rritje mbi 100 përqind, do ta ndalim këtë”. Për këtë arsye mos dil ruaje veten, mos ofendo, këtë ofendim që po e bën mund të kthehet në formën më të keqe, ti je duke e humb fytyrën dhe personalitetin tënd që e ke Besnik Bislimi”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat