Ramush Haradinaj i reagon Albin Kurtit: Lajmi i ditës do të ishte ky...

Aktuale

Ramush Haradinaj i reagon Albin Kurtit: Lajmi i ditës do të ishte ky...

Nga: P.R Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:29
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, i cili njoftoi për rikthimin në funksion të Bllokut B.

“Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B! Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok. Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

“Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan… Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”, shkruan në reagimin e tij Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka bërë të ditur se sot është kthyer në punë blloku B2 i TC “Kosova B”, me fuqi 245 MË.

“Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MË. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!”, ka shkruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat