Kosovës i kërkohet rishikimi i masave për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Kosovës i kërkohet rishikimi i masave për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:13
Bekim Sali dhe Rifat Latifi.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Kosova, Rifat Latifi.

Ata kanë diskutuar për masat e reja të Qeverisë së Kosovës ndaj të gjithëve shtetasve të huaj që hyjnë vend.

Ministri Bekim Sali shprehu mirëkuptim për vendimin e qeverisë kosovare, që ka ardhur duke e pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit. Po ashtu, ministri Bekim Sali ia përcolli kolegut të tij kosovar edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm.” thuhet në një postim në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut.

Tutje, bëhet e ditur se duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, Sali i kërkoi Latifit, që të rishqyrtohet ky vendim.

I pari i shëndetësisë në Maqedoni të Veriut propozoi gjithashtu të kërkohet një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat