Ish-ministri i Energjetikës dhe Minierave tregon faktorët që ndikuan që Kosova të hyjë në krizë energjetike

Aktuale

Ish-ministri i Energjetikës dhe Minierave tregon faktorët që ndikuan që Kosova të hyjë në krizë energjetike

Më: 25 janar 2022 Në ora: 19:05
Ilustrim

Ish-ministri i Energjetikës dhe Minierave Ethem Çeku, në një intervistë për FrontOnline ka treguar faktorët që kanë ndikuar që Kosova të jetë në krize energjetike.

Ai thotë se gabimi më i rëndë është ndërprerja e termocentralit Kosova C, e që sipas Çekut ky projekt do ta kthente energjinë si faktor zhvillues e jo vetëm furnizues.

"Moszhvillimi i projektit as Kosova e Re, e as Kosova C e solli një situatë që ne të varemi krejtësisht nga blloqet e Kosovës A që janë tërësisht të vjetra dhe nga blloqet e Kosovës C do të thotë nga blloqet që janë të viteve 60-ta dhe 70-ta.

Ne ato blloqe nuk i rehabilitum, i rehabilitum pak në mënyrë sipërfaqësore , nuk investuam në sektorin e energjisë dhe tash ky sektor po na dënon. S’ka mesazh politik apo qëndrim politik që mundet me dominu mbi energjetikë, është gabim kur thuhet që ne kemi dashtë me i liru çmimet, jo ishin dhe janë orientime të gabuara”, ka treguar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat