Rekord rastesh të reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Rekord rastesh të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:00
Pamje nga QKUK

Rekord rastesh të reja pozitive me Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 4.397 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, ndërsa janë shëruar 607 persona, përcjell Bota sot.

Ndërkaq, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Njoftimi i plotë:

26 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.

Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.

Në total numri i rasteve aktive është 25.458.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga Ministria e Shëndetësisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat