Ministri Murati: Masat anti-COVID funksionojnë pas një apo dy jave, janë metodat e vetme si mundemi t’i përgjigjemi virusit

Aktuale

Ministri Murati: Masat anti-COVID funksionojnë pas një apo dy jave, janë metodat e vetme si mundemi t’i përgjigjemi virusit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:37
Hekuran Murati

Në seancën e sotme të Kuvendit po diskutohet për gjendjen me pandeminë në vend. Opozita ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë për shkak të menaxhimit të situatës me COVID-19.

Për këtë ka reaguar ministri i Financave Hekuran Murati i cili ka thënë se deputetët duhet të jenë të vendosur në kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit.

Ai ka shtuar se nëse largohen masat, nuk kanë të drejtë të akuzojnë qeverinë se po rriten rastet me COVID-19.

“Një gjë që është dëshmuar është se vaksinat kanë pasur efektin e vet deri me tani. Deri tani nuk dëgjova asnjë deputetë që bën thirrje për vaksinim të qytetarëve, po e shohim se kemi numër të madh të rasteve me koronavirus, por fatmirësisht kemi numër të vogël të fataliteteve. Duhet të bëjmë thirje që të vaksinohen të pavaksinuarit, dhe ata që janë të vaksinuar të marrin dozën e dytë dhe të tretë”.

Ministri Murati ka shtuar se masat anti-COVID janë metodat e vetme se si mund t’u përgjigjen virusit.

“Masat funksionojmë e kemi parë nga e kaluara, ato funksionojnë pas një apo dy jave, këto janë metodat e vetme si mundemi t’i përgjigjemi virusit. Vaksinat dhe masat, asnjë qeveri nuk ka mundur të menaxhojë më ndryshe”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat