Fjolla Ujkani kërkon suspendimin e Profesorit ky i kundërpërgjigjet

Aktuale

Fjolla Ujkani kërkon suspendimin e Profesorit ky i kundërpërgjigjet

Nga: N. Sh. Më: 27 janar 2022 Në ora: 21:44
Fjolla Ujkani dhe Lulzim Paci

Gjatë ditës së sotme është bërë virale një video e tiktokut, në të cilën shihet profesori Lulzim Paci shihet duke vallëzuar në shtëpinë e tij me muzikë popullore shqipe.

Por, sipas Fjolla Ujkanit pamjet në video janë të pahijshme për një profesor dhe sipas saj ndaj tij duhet të merren masa nga Drejtoria e Arsimit pasiqë sipas saj një profesor i tillë nuk mund të kontribuoj në edukimin e rinisë.

Por për këtë deklaratë të deputetes Ujkani, ka reaguar profesori Lulzim Paci, duke i'a rikujtuar deputetes se vallëzimi nuk është e pahijshme dhe i ka rekomanduar kësaj të fundit të merret me punët e saj.

"“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.” Naim Frashëri

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit “Eqrem Çabej”- Vushtrri, dhe juve prindër.

Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese.

Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lën të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë", shkruan Ujkani.

Ndryshe, Paci u bë i famshëm në këtë rrjet social me dashurinë e tij për vallen popullore ka rrëfyr edhe për idenë se nga e ka marrë për të publikuar performancën e tij të vallëzimit në këtë rrjet social.

Ai thotë se kjo i është rekomanduar nga kolegë të tij për të promovuar këtë aftësi të tijen në rrjetin social Tik-Tok.

Paci thotë se të afërtit e tij dhe gjithë farefisi njohin pasionin e tij për vallëzim, arsye kjo që ai merr pjesë edhe në ahengje të ndryshme familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat