“Një herë rrugaç, gjithmonë rrugaç!”

Aktuale

“Një herë rrugaç, gjithmonë rrugaç!”

Nga: A.ZH Më: 30 janar 2022 Në ora: 12:53
Dardan Molliqaj ka goditur me shuplakë policin

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka reaguar pas sulmit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ndaj policëve të Kosovës.

Ai ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe se "huliganët" duhet t'i kalojnë të kaluarës, përcjell Bota sot.

"Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Ditët kur huliganët, rrugaçët e kapadaitë u shndërruan në "politikanë" duhet njëherë e përgjithmonë t'i takojnë të kaluarës.  

Një herë rrugaç, gjithmonë rrugaç!", ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Sulmin e Molliqajt ndaj policëve në protestën e djeshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e ka dënuar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Ndërkohë, Policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet për këtë protestë, në të cilën u lënduan lehtë tre policë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat