Edhe një lajm i mirë nga Qeveria Kurti, deputeti: Të tjerët i falën asetet, ne po ua kthejmë qytetarëve!

Aktuale

Edhe një lajm i mirë nga Qeveria Kurti, deputeti: Të tjerët i falën asetet, ne po ua kthejmë qytetarëve!

Nga: A.ZH Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 16:42
Dimal Basha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha, ka thënë se dje Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka kthyer në pronë shoqërore ish-ndërmjarrjen “NBI Suhareka”.

Ai ka thënë se për herë të parë AKP ka kthyer në pronësi një aset kaq të rëndësishëm, siç është “NBI Suhareka”, e cila kishte qindra punëtorë dhe në prononësi në përgjithësi 1,170 hektarë tokë. 

Sipas deputetit, Qeveria e Albin Kurtit po ia kthen asetet qytetarëve, përderisa të tjerat qeveria i kanë falur, përcjell Bota sot.

Reagimi i Bashës në Facebook:

E di që iu ka ikur si lajm, prandaj po iu njoftoj se AKP dje ka kthyer në pronësi ish-ndërmarrjen shoqërore “NBI Suhareka” 
AKP ka shitur mbi 2000 asete publike përmes 116 valëve të privatizimit, pra siç e dimë shumica janë fal, e disa kanë shku për skrap. 

Kurse dje, qytetarë të nderuar, për herë të parë AKP kthen në pronësi një aset kaq të rëndësishëm, siç është “NBI Suhareka”, e cila kishte qindra punëtorë, në pronësi 700 hektarë rrush, kurse në përgjithësi 1,170 hektarë tokë. 

Kjo miq e dashamirë është lajm i mirë por që nuk po gjen shumë hapësirë tek portalet, por megjithatë punët e mira po vazhdojnë. Pra derisa tjerët kanë dhënë fal, tani e kemi Qeverinë Kurti që po ia kthen asetet qytetarëve. 

#QeveriaKurti2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat