Publikohet mosha e viktimave të fundit nga Covid-19

Aktuale

Publikohet mosha e viktimave të fundit nga Covid-19

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Një viktimë është i moshës 40-49 vjeçare nga Komuna e Ferizajt, një i moshës 50-59 vjeçare nga Rahoveci, një i moshës 60-69 vjeçare nga Lipjani, dy të moshës 70-79 vjeçare nga Lipjani dhe Gjakova dhe një mbi 80 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 602 raste të reja me COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat