​Haxhiu priti në takim Hovenier, diskutuan për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

​Haxhiu priti në takim Hovenier, diskutuan për thellim të bashkëpunimit

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 13:34
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në një komunikatë për medie nga Ministria e Drejtësisë bëhet e ditur se Haxhiu duke i uruar mirëseardhje, ka informuar ambasadorin Hovenier, për prioritetet e dikasterit që e udhëheq dhe progresin e shënuar deri më tani dhe objektivat në këtë drejtim.

“Ambasadori Hovenier, e njoftoi ministren Haxhiu për angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme me fokus në sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në komunikatë.

Të dy palët përgëzuan bashkëpunimin e ndërsjellë deri tani dhe ritheksuan gatishmërinë për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim në drejtim të forcimit të rendit kushtetues e ligjor në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat