Qëndron Kastrati tregon pse u arrestuan anëtarët e PSD-së

Aktuale

Qëndron Kastrati tregon pse u arrestuan anëtarët e PSD-së

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 17:46
Qëndron Kastrati

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 13 anëtarë të PSD-së, përfshirë këtu edhe kryetarin e këtij subjekti në ambientet e ZRRE-së nën dyshimet që sipas policisë kanë penguar personat zyrtar në kryerje të detyrës.

Vendimin e policisë e ka dënuar nënkryetari i këtij subjekti, Qëndron Kastrati.

I ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin, ai ka thënë se anëtarët e këtij subjekti u arrestuan pasi që kryetari Dardan Molliqaj filloi t’i shpërfaq konfliktet e interesit mes zyrtarëve të ZRRE’së dhe KEDS’it.

“Kanë prit mos po largohen mediat, mos nuk po qëndrojnë kaq gjatë dhe e dyta është kur filloi Dardani kryetari me i shpërfaq disa konflikte të interesit të zyrtarëve të ZRRE’së së bashku me KEDS’in. Domethënë shpërfaqej kjo dhe kishte vëmendje publike dhe dikur ju pengonte se hala ma shumë po shpërfaqet ky konflikti, ky problemi se si një shtet i tërë në krye me qeverinë është duke e favorizu vetëm KEDS’in dhe po dëmtohen qytetarët. KEDS ka gjithçka të garantuar. ZRRE po thotë se fitmi i KEDS’it është i pacenueshëm, edhe ato që i ka paguar mëherët na kemi me ja kthy se kanë me pagu veç qytetarët”, ka deklaruar ai.

Kastrati është shprehur se anëtarët e PSD’së nuk kanë cënuar askënd fizikisht, vetëm se kanë kërkuar transparencë.

“Sot arrestohen 13 aktivistë tu përfshi edhe një kryetar të një subjekti opozitar tu kërku transparencë, tu kërku njoftoni qytetarët për çka ne jemi tu pagu, për çka unë sot po faturona. Domethënë sot paramendo këta po thonë ka ndodh një shkelje, që nëse i rendisim kështu kjo është minimale, ku pengimi i personit zyrtar sipas një aksioni që nuk e ka cënu askënd fizikisht dhe realisht kush ka dashtë me punu ka punu. Edhe nëse është ndal rryma rryma është lëshu menjëherë". 

Kastrati ka treguar se ende nuk ka asnjë informacion për të arrestuarit, derisa deklaroi se Qeveria Kurti po tenton të kap shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat