Pamjet që po irritojnë rrjetin, Pozhari i del në mbrojtje Konjufcës - ia publikon një foto ish-presidentit Thaçi

Aktuale

Pamjet që po irritojnë rrjetin, Pozhari i del në mbrojtje Konjufcës - ia publikon një foto ish-presidentit Thaçi

Nga: A.ZH Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 16:04
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar për imazhin që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen fëmijë në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur në duar fotografitë e liderëve politikë të vendit.

Pozhari ka kritikuar ata që po e akuzojnë për këtë kryeparlamentarin Glauk Konjufca, duke thënë se ai nuk ka publikuar foto me fëmijë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, lideri që keqpërdorte fëmijët ishte ish-presidenti Hashim Thaçi.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Nuk e di pse kjo mani me ju gjuajt Glaukut. Ai as nuk ka postu foto me fëmijë, as ka pas ndonjë ndikim në këtë maskaradë.

Ishte Hashim Thaçi ai që i keqpërdorte haptazi fëmijët.

Kjo foto për ata që kanë probleme me mbamendje! Boll u munduan me tërheq paralele palidhje dhe të cilat nuk qëndrojnë. 

Verbëria nga mllefi e urrejtja janë sen i keq.

Image
Hashim Thaçi me fëmijët

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat