Ibrahim Rugova, babai i Pavarësisë së Kosovës, ua zbuloi botës historinë e mrekullueshme shqiptare-dardane, mbi tre mijë vjeçare

Aktuale

Ibrahim Rugova, babai i Pavarësisë së Kosovës, ua zbuloi botës historinë e mrekullueshme shqiptare-dardane, mbi tre mijë vjeçare

Nga: Idriz Morina Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:07
Ibrahim Rugova me flamurin Dardan, i ideuar nga ai

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, të fillimit të njohjes formale të saj, kujtimi për presidentin Rugova është i patejkalueshëm. Është i patejkalueshëm, arkitekti, babai, udhëheqësi shpirtëror i saj..., dhe me sa e sa atribute të tjera i njihet merita e shtetbërjes së Kosovës.

Ai është po aq aktual, sa edhe 14 vjet më parë, në ditën e madhe të 17 Shkurtit, sa edhe në ditën e shkuarjes në amshim, apo edhe në ditët kur e udhëhoqi lëvizjen shqiptare drejt ndarjes nga Jugosllavia dhe deri në pavarësinë faktike.

Një nga strategjitë e suksesit të tij politik në udhëheqjen e lëvizjes shqiptare, dhe të vetë politikës, është historia, dhe si risi për botën, historia paraantike e trashëgimisë sonë dardane.

Ekzistenca e shtetit Dardan, para luftës së Trojës

Presidenti Ibrahim Rugova në strategjinë e tij për ta bërë të njohur para botës çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe veçanërisht të Kosovës, e krijon, në fakt ia bashkon shtyllave të tjera politike, edhe shtyllën historike, në politikbërje dhe demokraci, trashëgiminë e jashtëzakonshme parantike.

Pra, një madhështi, para së cilës edhe europianët dorëzoheshin me admirim! Qytetërimi i bujshëm para atij grek, me të cilin eurocentrizmi, mburrnohet!

Njëkohësisht nëpërmjet saj, e dinte se me ato argumente do të arrinte ta mposhtte, diplomacinë agresive serbe. Ky do të ishte një gur provues për të në dy rrafshe, jo vetëm për ta përdorur se shqiptarët kishin një civilizim shumë më të lartë para ardhjes së sllavëve, por edhe para civilizimit grek (helenistik), dhe se kjo trashëgimi ishte shumë më e çmueshme, se ajo që mund të ofronin serbët për trashëgimi historike.

Themelet e kësaj shtylle ai i kishte vendosur me studimin e jashtëzakonshëm shkencor të figurës së shquar të Pjetër Bogdanit.

Këtë e kishte afirmuar Ibrahim Rugova edhe në një diskutim të rrallë të lashtësisë së shqiptarëve, ku ashtu si do të bënte në politikë që shkërmoçi mendësinë komuniste, edhe në shkencë theu ‘prangat’ e okupimit ‘shkencor’ nga serbët dhe sllavët, veçmas në historinë kombëtare. Po ashtu kjo qasje e tij ishte në kundërshtim edhe me linjën ‘zyrtare’ të historiografisë shqiptare.

Për ta arritur këtë studiuesi Rugova e përdori historinë që përshkruan për shqiptarët, Pjetër Bogdani, njëri prej intelektualëve më të mëdhenjë që ka pasur kombi shqiptar, dhe po ashtu më të njohur nga bota, në kohën kur jetoi ai.

Është veçanërisht e rëndësishme, qasja e Bogdanit për historinë antike.

Rugova thotë se sipas Bogdanit Dardani mbret ilir dhe Dardania paraqiten së paku në shekullin e 12-të para Krishtit, në organizim mbretërie. Po ashtu ai vë në dukje se Bogdani shqipen e quante epirote.

Sipas Bogdanit, Rugova thotë se historia e mbretërimit dardan fillon 16 shekuj para erës sonë, që përputhet me studimet historike të reja. Këtu Rugova i referohet edhe zbulimeve arkeologjike të bëra në Bosnje, e njohur si kultura ilire e Gllasinacit, dhe zbulimeve të bëra në Shqipëri.

Bogdani, i pasionuar pas historisë, mbretërimin e shqiptarëve e ndan që nga para luftës së Trojës, e cila ka ndodhur rreth 12 shekuj para erës sonë, dhe kohën pas saj, e deri tek mbretërit e fundit ilir.

Bogdani qartësisht Aleksandrit të madh i referohet si mbret ilir, pasi maqedonasit nuk i ndante nga ilirët, por i shihte si pjesë të tyre.

Këtë e vë në dukje kur e citon librin e Cezarit, ku i referohet Aleksandrit Madh, si ilir, pararendës i shqiptarëve, apo siç i quante ai, arbëreshëve, dhe se Skënderbeun e sheh si riinkarnim të Aleksandrit Madh.

Rugova po ashtu kërkonte që këto njohje historike për shqiptarët të Pjetër Bogdanit, të përfshiheshin nga historiografia shqiptare. Pra, që ato të hynin si dokumentaritet historik i shqiptarëve, dhe të bëheshin kështu edhe pjesë e mësimeve shkollore.

Një vizion thuaja aspak i përmubushur nga linja zyrtare e historiografisë.

Shetet dardane-ilire

Informacionet në vijim, të mbledhura nga burime të shumta, mbështesin informacionet e Pjetër Bogdanit.

Shteti më i vjetër i krijuar nga fiset ilire, përmendet shteti Dardan, i krijuar ndërmjet shekujve 12-15 para erës sonë. Kjo konfirmohet nga poema homerike “Iliada” dhe nga burimet greke dhe të tjera, të cilët përmenden se morën pjesë në luftën e Trojës. Heroi më i njohur në lashtësi është dardani Ene, pasardhësit e të cilit themeluan edhe qytete të tjera në Europën perëndimore, përfshirë themelet e Romës, disa shkojmë në larg, i shohin edhe në Iberi (Spanjë) dhe në Britani - bretonët.

Trungu gjenealogjik i dardanëve sipas Homerit është: Dardani e lindi Eriktonin, ky e lindi Trojin (nga e mori vendin Troja, e sjellur në kujtesë për luftën trojane). Troji lindi tre djem: Ilin, Isarakun dhe vetë Ganymedin, që “e mori shqiponja dykrerëshe, për t’ia dërguar Zotit”, sipas legjendës së humbjes djalit.

Ili lindi Laomedontin. Isaraku lindi Ankisin dhe prap Ganymedin. Djali i Ilit, Laomendonti lindi Titanin dhe Priamin. Ankizi lindi Enean, ndërsa Priami i Laomedontit lindi Hektorin, Paridin, Kasandrën dhe Elenin, kryeheronjtë dhe figurat kryesore të trojanëve në Luftën e Trojës.

Mbretërit më të shquar ilir

I linjës ilire besohet se ka qenë edhe Akili, një kryehero i antikitetit, i përjetësuar në veprën “Iliada” të Homerit, dhe që cilësohet paraardhës i epirotasve, sipas imazhit të tij do të artësohet figura e Pirros së parë, dhe më vonë e Pirros së dytë, mbreti ilir që mundi romakët në tokat e tyre, dhe sundoi për disa vjet thuaja gjysmën e saj.

Mbretërit më të shquar ilir ishin: Pirro, Bardhyli, Agroni, Genti etj., por edhe mbreti madhështor Aleksandri i Madh, besohet nga studiues të historisë shqiptare, se jo vetëm ishte me origjinë ilire (e pakontestueshme nga nëna), por se vetë maqedonasit ishin një fis ilir.

Iliria e lashtë përbëhej nga shumë fise me popullsi autoktone ilire midis të cilëve mund të përmenden: Dardanët, Ardianët, Dokleatët, Labeatët, Albanët, Taulantët, Enkelejtë, Dasaretët, Paionët, Kaonët, Thesprotët, Molosët, Japodët, Liburnët, Dalmatët, Albanët etj. Fise ilire të mirëfillta ishin edhe Japigët dhe Mesapët në gadishullin Italik, me shtrirje kryesisht në zonën e Apulias (Pulia e sotme) dhe që u përhapën edhe në jugperëndim të gadishullit Apenin, ku sundonin të pavarur dhe e kishin modelin e ndarjes së pushtetit në tri shtylla apo në tri autoritete.

Paionët u bashkuan me ilirët e tjerë dhe i bënë qëndresë ekspansionit të Maqedonisë drejt veriut. Në vitin 360-359 para Krishtit, fiset jugore të Paionisë filluan mësymjen kundër Maqedonisë, me shpresën e ndonjë sulmi të mundshëm edhe nga viset e tjera të Ilirisë. Mbreti i Maqedonisë, Filipi II krijoi një ushtri dhe u mundua t‘i parandalonte pushtimet e mundshme nga ana e ilirëve dhe nga mësymjet e paionëve.

Paionët krijuan dinastinë e tyre e njohur si mbretëria ilire e Paionisë, qysh nga fillimi i shek. IV para erës së re. Dinastia mbretërore e Paionisë u bë e njohur dhe pati vazhdimësi për më se një shekull, përmendim: Mbretin Likeu (Lykkaioy; Lykkaeios, 359-340 para Kr.); Patrai (Patraioy, 340-315 para Kr.), Audoleoni (315-286 para Kr.). Mbretër të Paionisë kanë qenë edhe Aristoni (286 para Kr.), Leoni (278-250 para Kr.), Dropioni (250-230 para Kr.) etj.

Mbretërit ilir – antikiteti i hershëm

Teukri

Sipas Deodor Siçilianit, mbreti i parë i Trojës ka qenë Teukri, që ishte djali i Skamandrit me Iden.

Dardani

Ai ishte pasardhës i Teukrit që i dha emrin trojanëve dhe pothuajse Azisë së Vogël si dardane. Ai themeloi qytetin Dardani buzë detit.

Erithoni

Ishte djali i Dardanit dhe mbahet si mbreti më i pasur i Trojës, madje Homeri e quan si burrin më të pasur ndër njerëzit e vdekur.

Trojani

Ai ishte djali i Erithonit dhe dardanët u quajtën edhe si Trojanë pas qeverisjes së tij. Në fakt, Homeri, përdor të dy emrat për të treguar trojanët, si atë dardan dhe atë trojan.

Ilu ose Ylli

Ai ndërtoi qytetin e Trojës duke e zgjeruar dhe lulëzuar atë, prandaj Homeri e quan Trojën edhe si Ilu, nga ku ka marrë emrin dhe vepra e tij Iliada.

Laomedoni

Qeverisi Trojën dhe pati dy djem, Priamin dhe Thithon. Djali i madh, Priami, u bë mbreti i Trojës pas vdekjes së të atit.

Priami

Ishte mbreti i Trojës, vendit që ishte ashtu siç është edhe sot një nga pikat më strategjike të planetit tonë.

Enea, shekulli 12 para erës sonë

Akili, shekulli 12 para erës sonë

Pirro i parë, i biri i Akilit;

Aleksandri i Parë;

Ksamandri etj.

Antikiteti vonë

Bardhyli plaku, shekulli 4 -5 para erës sonë

Pirro, shekulli IV-III para erës sonë

Aleksandri i Madh, shekulli 3 para erës sonë

Bardhyli i riu, para erës sonë

Monuni,

Agroni, shekulli 3 para erës sonë

Teuta, shekulli 3 para erës sonë

Genti, shekulli 2 para erës sonë

Mbretërit ilir të fisit Paion (kryesisht në Maqedoninë e sotme):

Mbreti: TEUTAMADO (Shek. IV para erës së re)

Mbreti Likeu (Lykkaioy; Lykkaeios, 359-340 para Kr.);

Patrai (Patraioy, 340-315 para Kr.),

Audoleoni (315-286 para Kr.).

Mbretër të Paionisë kanë qenë edhe:

Aristoni (286 para Kr.),

Leoni (278-250 para Kr.),

Dropioni (250-230 para Kr.)

Mbretërit Dardan të periudhës së re:

Longari, shekulli 3 para erës sonë,

Batoja, shekulli 2-3, para erës sonë,

Monuni shekulli 2, para erës sonë,

Mbretër të tjerë ilir, Pleurati, Skerdilaidi etj.

Presidentët e fundit në Dardani (Kosovë):

Ibrahim Rugova 1992-2000, dhe 2002-2006

Fatmir Sejdiu 2006 – 2010

Atifete Jahjaga 2011 - 2016

Hashim Thaçi 2016-2020

Vjosa Osmani 2021- vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat