Musliu me djalin e Thaçit: Historia nuk rishkruhet

Aktuale

Musliu me djalin e Thaçit: Historia nuk rishkruhet

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:59
Endrit Thaçi dhe Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu në 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka publikuar një fotografi me të birin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte edhe kryeministër më 17 Shkurt 2008.

Musliu krahas fotografisë ka shkruar se historia nuk rishkruhet.

Ajo ka thënë se në këtë ditë të madhe, te Endriti më e madhe është krenaria se mungesa fizike e të atit të tij.

“Historia nuk rishkruhet! Për nder të festës më të madhe të shqiptarëve, festës së Pavarësisë së Kosovës, sot vizitova familjen e Presidentit, liderit të proceseve më të vështira historike, liderit të UÇK-së dhe themeluesit të PDK-së Hashim Thaçi. Në këtë ditë të madhe, te Endriti krenaria është më e madhe se mungesa fizike e babait. Liria ka emër, por edhe pavarësi gjithashtu mbanë emrin #HashimThaçi#UÇK”, ka shkruar Musliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat