Policia arreston 40 persona

Aktuale

Policia arreston 40 persona

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 09:32
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 40 persona gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit.

Siç bëhet e ditur nëpërmjet raportit 24-orësh të PK-së, të dyshuarit janë arrestuar për vepra penale si dhuna në familje, vjedhje, për posedim të narkotikëve apo armëmbajtje pa leje.

Policia gjithashtu sqaron se 16 persona janë në mbajtje, ndërkaq 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore sipas raportit janë raportuar 58 aksidente trafiku, ku 19 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar 2 mijë e 87 tiketa trafiku dhe 165 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat