Familja Imeri: “Historia nuk zhbëhet”, Isa Mustafa, as thikën pas shpine që ia ngule Fatmir Sejdiut

Aktuale

Familja Imeri: “Historia nuk zhbëhet”, Isa Mustafa, as thikën pas shpine që ia ngule Fatmir Sejdiut

Nga: BS Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:24
Fatmir Sjediu, dhe në prapavijë Isa Mustafa

-Isa Mustafa konstaton se 'historia nuk zhbëhet'

- p.sh. Isa Mustafa , ia ka ndërprerë financimin e Presidentit Rugova gjatë kohës së okupimit serb, asokohe Isa plaçkiste fondin 3%.

-se Isa Mustafa kishte zhvatur fondin e 3% për nevoja personale dhe pasuruar djemtë e tij, këtë histori nuk mund ta zhbëjë askush...

-se Isa Mustafa ia nguli thikën pas shpine Fatmir Sejdiut edhe këtë histori nuk mund ta zhbëjë askush.

-se Isa Mustafa kishte marrëveshje me Hashim Thaçin për ta rrënuar LDK-në këtë e përjetuam të gjithë...

-profa sa ishte kryetar i Prishtinës klithte, shiku-shiku dhe posa ‘u martua’ me Hashim Thaçin e pastaj me Kadri Veselin, klithmat u shuan.

-teksa Isa Mustafa ishte Kryeministër ia përkujtoi Ramush Haradinajt liqenin e Radoniqit, në këtë kontekst ftoj edhe dhomat e specializuara që të merren me Liqenin, edhe kjo është një histori që nuk zhbëhet ...

- dhe shumë 'perla historish tjera nuk zhbëhen zoti Mustafa në qendër të të cilave je edhe ti pikërisht si ai miku yt për të cilin po vajton,

-se vërtetë historia nuk zhbëhet, por historitë e rreme do të demaskohen në vazhdimësi...

-historitë do të zbardhen, kjo është e vërteta e madhe historike,

edhe pse në shikim të parë gjërat duket se vonohen,

por realisht nuk vonohen, ato rrjedhin dhe rrjedhin ... ato i shpalos koha në formën origjinale...

-pra, Isa Mustafa ka të drejtë në këtë rast se historia nuk zhbëhet, por ajo nuk bëhet siç dëshiron “Gjarpni” dhe Mustafa...

Familja Imeri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat