Aksion në veri të Mitrovicës, arrestohen dy persona, policia tregon për çka dyshohen

Aktuale

Aksion në veri të Mitrovicës, arrestohen dy persona, policia tregon për çka dyshohen

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 21:46
Pamje nga aksioni i Policisë

Policia e Kosovës, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë Veri, pas pranimit të një informacioni në lidhje me dyshimet për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore ku ka ndaluar veturën e dyshuar me vozitës J. A., në të cilën gjatë kontrollit nen ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 453 gramë.

Po ashtu është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit J. A., ku gjatë kontrollit në dhomën e të birit të tij M. A., si dhe në shtëpi janë sekuestruar pistoletë Berata, një karikator, 4 fishekë te kalibrit 7.62 mm, sasi e dyshuar e marihuanes me peshe 2.71 gramë, qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një SIM kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A., disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike, veturë Opel Zafira dhe substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë 453 gramë.

Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet për blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, mbajtje në pronësi posedimi i paautorizuar i armës dhe falsifikim i dokumentit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit të ju caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat