​Szijarto: Hungaria mbështet KFOR-in për ambient të sigurt

Aktuale

​Szijarto: Hungaria mbështet KFOR-in për ambient të sigurt

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 18:20
Peter Szijarto

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijarto në kuadër të vizitës në Kosovë, ka vizituar shtabin e KFOR-it, ku është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, gjatë bisedimeve të tyre, komandanti i KFOR-it bëri një informim për aktivitetin e KFOR-it dhe diskutoi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Njoftimi:

Ministri Szijarto shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për KFOR-in në përmbushjen e misionit të tij për të ofruar mjedis të qetë dhe të sigurt siç është mandatuar nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat