Agusholli: Politika mund të jetë fati im, por nuk do të lejoj të bëhet fatkeqësia ime

Aktuale

Agusholli: Politika mund të jetë fati im, por nuk do të lejoj të bëhet fatkeqësia ime

Më: 16 mars 2022 Në ora: 19:08
Gramos Agusholli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, ka thënë se po të kishte referendum për të kaluar ose kodin e ri civil që i hap rrugë martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, shumica absolute do të ishte kundër.

Agusholli  ka arsyetuar votën e tij kundër këtij kodi, duke shtuar se njëri prej funksioneve kryesore të martesës është riprodhimi.

“Askujt s’i intereson se çka bëjnë njerëzit brenda dhomave të tyre. Por, problemi më i madh është se do të lejohet adoptimi i fëmijëve në të ardhmen në të cilën në të shumtën e rasteve janë fëmijë që kanë lindur nga një burrë dhe një grua. Po na prezantohet modeli që s’ka as burrë as grua, as babë as nënë, por vetëm prindi 1 dhe 2”.

Agusholli tha se s’duhet shkatërruar “diçka e natyrshme për të ndërtuar diçka të re dhe problematike”.

“Unë dhe ju e dimë mirë se nëse kjo temë do të dilte në referendum, mbi 90 përqind e njerëzve do të dilnin kundër. Si është e mundur që ne, të zgjedhurit e popullit të shkelim vullnetin e tyre. Kolegë të dashur, kjo temë i tejkalon ndasitë tona partiake. Ne jemi popull i përpjekjeve dhe krejt historinë e kemi pas me përpjekje dhe ne do të përpiqemi që kjo të mos ndodhë. Do të jemi kundër kudo qofshim, qoftë Parlament, qoftë atje te populli. Është e  pasinqertë që në rrethe shoqërore dhe familjare të deklarohemi kundër këtij fenomeni, e në Parlament mos me marrë pjesë ose me pjesëmarrje me shpërfaq të kundërtën”.

Deputeti i Vetëvendosjes tha se mendon si shumica e popullit të tij për këtë çështje, prandaj është i qetë me votën kundër.

“Në njërën anë jam shumë i brengosur, por anën tjetër jam i qetë sepse e qetë është ndërgjegjja ime. I qetë sepse shumica e atyre që na kanë sjellë mendojnë pikërisht si unë. Jam i qetë sepse e vërteta është e pastër…Politika mund të jetë fati im, por nuk do të lejoj të bëhet fatkeqësia ime”.

Agusholli gjithashtu tha se Kosova nuk detyrohet të miratojë ligjin për lejimin e martesave të personave të gjinisë së njëjtë t hyrë në BE, madje, sipas tij, në BE jo të gjitha shtet e kanë të kaluar këtë ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat