Agresioni rus në Ukrainë/ Një delegacion i Kosovës takohet me Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë

Aktuale

Agresioni rus në Ukrainë/ Një delegacion i Kosovës takohet me Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë

Nga: N. Sh. Më: 21 mars 2022 Në ora: 11:48
Pamje nga takimi në Shqipëri

Delegacioni i Komisionit Parlamentarë për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kosovës, me ftesë zyrtare po merr pjesë në Shqipëri ku janë pritur nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në krye me kryetarin e komisionit Siguri Kombëtare, z.Nasip Naço.

Këtë e bëri të ditur deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mefail Bajqinovci i cili është edhe anëtarë i Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes,

“Me ftesë zyrtare, Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po qëndron në Republikën e Shqipërisë, aty u pritëm nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në krye me kryetarin e komisionit Siguri Kombëtare, z.Nasip Naço”, shkruan Bajqinovci, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, gjatë takimit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë knë diskutuar për situatën e sigurisë në regjion pas agresionit rus në Ukrainë.

“Do të punojmë së bashku që të largohen barrierat mes dy shteteve në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.”, përfundon Bajqinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat