Departamenti i Psikologjisë në UP thirrje deputetëve: Parandalojeni urrejtjen ndaj personave LGBTIQ+

Aktuale

Departamenti i Psikologjisë në UP thirrje deputetëve: Parandalojeni urrejtjen ndaj personave LGBTIQ+

Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:11
Ilustrim

Në uebfaqen e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Filozik, është bërë thirrje nga disa departamente për ligjvënësit e hartuesit e politikave nacionale që të japin të drejta të barabarta dhe të promovojnë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët, teksa u kanë bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të parandalojnë urrejtjen ndaj komunitetit LGBTIQ+. 

Në deklaratë të përbashkët të Departamentit të Psikologjisë, Punës Sociale dhe Programit për Studime e Hulumtime Gjinore të Fakultetit Filozofik, të Universitetit të Prishtinës thuhet se homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor.

“Homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor. Asociacioni Amerikan i Psikologëve e ka larguar homoseksualitetin nga lista e çrregullimeve mendore që nga viti 1973 (Conger, 1975).”

Tutje në deklaratë blhet thirrje që të parandalohet urrejtja e paragjykimet dhe diskriminimet e personave LGBTIQ+.

“Inkurajojmë ligjëvënësit dhe hartuesit e politikave nacionale të mbështesin zhvillimin e bazës ligjore dhe politikave publike, që janë në harmoni me të drejtat e njeriut, japin mundësi të barabarta dhe promovojnë ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, shprehim gatishmërinë që të mbështesim procese të shqyrtimit të përshtatshmërisë së bazës ligjore dhe të politikave për parandalimin e urrejtjes, paragjykimeve dhe diskriminimit të personave LGBTIQ+ dhe grupeve tjera të margjinalizuara në shoqëri.”, thuhet në njoftim

Deklarata e plotë:

Duke iu referuar diskutimeve institucionale dhe publike lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës

Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Punës Sociale dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, duke qenë të përkushtuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare për promovimin e shkencës dhe përdorimin e provave shkencore në mbështetje të informimit të drejtë, avancimit të njohurive dhe formimit të vlerave të mira qytetare deklarojmë se:

Homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor. Asociacioni Amerikan i Psikologëve e ka larguar homoseksualitetin nga lista e çrregullimeve mendore që nga viti 1973 (Conger, 1975).

Nga ana tjetër, provat shkencore dëshmojnë, se paragjykimet, stigma sociale, diskriminimi dhe dhuna e nxitur nga homofobia dhe transfobia ndikojnë në mirëqenien psikologjike, fizike, sociale, ekonomike të personave LGBTIQ+ (shembull: Badgett, 2001, Cochran dhe të tjerët, 2003).

Inkurajojmë ligjëvënësit dhe hartuesit e politikave nacionale të mbështesin zhvillimin e bazës ligjore dhe politikave publike, që janë në harmoni me të drejtat e njeriut, japin mundësi të barabarta dhe promovojnë ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, shprehim gatishmërinë që të mbështesim procese të shqyrtimit të përshtatshmërisë së bazës ligjore dhe të politikave për parandalimin e urrejtjes, paragjykimeve dhe diskriminimit të personave LGBTIQ+ dhe grupeve tjera të margjinalizuara në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat