Ibishi: Kurti veproi drejt që nuk pranoi organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë pa një marrëveshje

Aktuale

Ibishi: Kurti veproi drejt që nuk pranoi organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë pa një marrëveshje

Më: 25 mars 2022 Në ora: 18:29
Nuredin Ibishi

Për protestat e mbajtura sot nga serbët lokal dhe ata që u erdhën në ndihmë rreth pakënaqësive të tyre për mosmbajtjen e zgjedhjeve, ka folur njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ibishi ka thënë se përgjigja e kryeministri Albin Kurti ishte e drejtë që nuk e pranoi pa një marrëveshje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kërkesa e Kosovës për një marrëveshje të tillë dhe ai e anashkaloi subjektivitetin e Kosovës dhe qasjen nëpër një mënyre për një marrëveshje të përbashkët për zgjedhje dhe e dërgoi grupin e QUINT-it duke bërë presion edhe te grupi i QUINT-it dhe të përfaqësuesit e lartë të BE-së me qëllim që të lejohen zgjedhjet sikur kanë qenë deri tash, mirëpo përgjigja e Kurtit ishte e drejt nuk e pranoi atë pa një marrëveshje reciproke mes dy shteteve”, tha Nuredini.

I pyetur se sa mund të jenë me efekt këto deklarata të Vuçiqit dhe Vulinit se Kosova po bën hapat e parë drejtë intervenimeve me konflikt të armatosur të Serbisë në Kosovë, Ibishi i quajti deklarata politike dhe se nuk kanë të bëjnë me realitetin.

“Ato janë deklarata politike dhe s’ka të bëjë fare me realitet pasi që edhe Vuçiqi dhe Vulini e din fortë mirë se deri ku është kufiri dhe interferimi dhe përfundimisht mirë është bërë edhe në referendum edhe në zgjedhjet në Serbi që nuk u lejuan”, tha ai.

Sipas tij, Vuçiqi ka menduar që edhe tani vazhdon avazi i vjetër duke i bërë presion Kosovës nga ndërkombëtarët.

“Ishte më tepër presioni ndërkombëtarë edhe i grupit të QUINT-it dhe përfaqësuesit diplomati të BE-së dhe mendoj që kjo e thërret në atë idenë e Vuçiqit mosnjohjen e Kosovës dhe nuk e sheh Kosovën si pjesë integrale të Serbisë ashtu siç është me Kushtetutë. Edhe mendon që vazhdon avazi i vjetër që janë lejuar deri tash me presion ndërkombëtarë. Kjo mënyrë e zbatimit të kësaj moslejimit nëse nuk zbatohet procedura e një marrëveshje eventuale në kërkesën e homologut qoftë kryeministrit apo presidentit të Serbisë për zgjedhje të tilla me një presion ndërkombëtarë nuk u pranua nga kryeministri dhe mendojë që është rruga e drejtë ajo”, ka thënë Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat