Mandatari për formimin e Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq, i ka thënë gazetarit Besim Toska se patjetër do të fitojnë dhe se fushata e tyre nuk vihet në pyetje.
Sipas tij kjo ka qenë fushata më e bukur në të cilën ka participuar vet.
"Shoh një vibracion të mirë në qytet. Mendoj se Ulqini e meriton një fillim të ri pas 30 viteve diskriminimi, 30 vjet getoizimi dhe primitivizmi më Administratën lokale”, i ka thënë Dritan Abazi gazetarit Toska.
“Kërkohen njerëz të rinj, energji e re që munden me sjellë diçka ndryshe. Jam i gëzuar. Ne s’kemi pasur asnjë fjalë të rëndë për askënd. Jemi të hapur për bashkëpunim. Sonte do të festojmë dhe nesër duhet t’i përveshim mëngët dhe të punojmë”, tha mandatari për formimin e qeverisë të Malit të Zi Dritan Abazoviq.