Bajraktari shpreson që t’i fitojnë 17 këshilltarë komunal apo shumicën

Aktuale

Bajraktari shpreson që t’i fitojnë 17 këshilltarë komunal apo shumicën

Nga: B. Toska Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:01
Omer Bajraktari, bartësi i listës “Fillim i ri” duke votuar

Edhe Omer Bajraktari, bartësi i listës “Fillim i ri” ka kryer obligimin.

Ai tha se për dallim nga fushatat tjera, kjo e fundit ka qenë një fushatë shumë më pozitive dhe janë shumë të kënaqur që edhe ata (“Fillim i ri”) e kanë dhënë kontributin që kjo fushatë të jetë pozitive, të jetë fushatë e pajtimit, fushatë për një Ulqin më të mirë. “Uroj edhe partitë tjera që garojnë sot të kenë sukses. Ne jemi të sigurtë në fitoren tonë, presim një fitore, bindshëm”, tha Omer Bajraktari, bartësi i listës “Fillim i ri”.

Ai shpreson që të fitojnë 17 këshilltarë komunal apo shumicën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat