Nimanbegu, pritshmëritë e Forcës janë se jemi subjekti më i madh shqiptar

Aktuale

Nimanbegu, pritshmëritë e Forcës janë se jemi subjekti më i madh shqiptar

Nga: B. Toska Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:19
Genc Nimanbegu, pret që "Forca" të konfirmohet si subjekti më i madh shqiptar

Kryetari i Forcës Demokratike Genci Nimanbegu, njëherazi edhe bartës i listës e ka kryer obligimin qytetar.

Ai i ftoi qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të marrin pjesë në jetën politike.

Ju bëj thirrje të gjithëve, që të dilni në zgjedhje, të nxitini edhe familjarët tuaj të dalin në votim. Të gjithë duhet të merrni pjesë në jetën politike të Komunës së Ulqinit. Vota është fuqia juaj për të vendosur ardhmërinë, tha Nimanbegu.

"Pritshmëritë tona, pritshmëritë e Forcës janë që të vërtetojë që jemi subjekti më i madh, jo vetëm në komunën tonë, por edhe për shqiptarët në Mal të Zi dhe besojmë që populli këtë do ta vlerësojë me votën e lirë", deklaroi Nimanbegu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat