Hoxha: Një vit paaftësi e Qeverisë Kurti – është rrit numri i të rinjve që po ndjekin dyert e ambasadave

Aktuale

Hoxha: Një vit paaftësi e Qeverisë Kurti – është rrit numri i të rinjve që po ndjekin dyert e ambasadave

Më: 28 mars 2022 Në ora: 10:47
Eliza Hoxha

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur paaftësi një vit të qeverisjes nga Qeveria Kurti.

Deputetja e kësaj partie, Eliza Hoxha në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Qeveria Kurti jo vetëm që nuk ka bërë progres në asnjë fushë, por ka pasur stganim të plotë deri në shkallën që të rinjtë të mos shohin më asnjë perspektivë dhe të ndjekin dyert e ambasadave për një të ardhme më të mirë.

“Qeveria ka dështuar në zbatimin e një vizioni për zhvillimin ekonomik, nuk ka krijuar klimë për investime të huaja. Nuk ka pasur vit më të brishtë për investime. Qeveria ka qenë refuzuese ndaj projekteve investuese siç ishte rasti me gazin amerikan. Qeveria ka dështuar edhe në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se dështim ka qenë edhe politika e jashtme e Kosovës.

“Politika e Jashtme është udhëhequr në mënyrën më të pa dinjitetshme të mundshme. Një politikë e tillë e jashtme është abstenim nga përfaqësimi i Kosovës si shtet në planin ndërkombëtar”, u shpreh deputetja Hoxha.

Hoxha shtoi se për një vit të kësaj qeverie numri i të papunëve është rritur, edhe numri i çmimit të çdo artikulli është rritur

“Kjo qeveri ka qenë spektatore e gjithë këtyre problemeve. Kërkojmë që qeveria të këndellet”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat