​Osmani: Nëse e lejojmë Putin të merr atë që do, ky do të ishte fundi i demokracisë

Aktuale

​Osmani: Nëse e lejojmë Putin të merr atë që do, ky do të ishte fundi i demokracisë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 20:55
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se asgjë nuk do t’i ndalë synimet e Kosovës për t’iu bashkuar Aleancës Veri-Atlantike.

Ajo në një intervistë për Al Jazeera tha se Kosova do të ishte vlerë shtesë për NATO-n, pasi anëtarësimi i saj do të sillte paqe, stabilitet e siguri për rajonin.

“Shtimi i Kosovës e Bosnje e Hercegovinës në NATO do të sillte ditë të mira për gjithë rajonin dhe kontinentin e Evropës”, tha Osmani, duke shtuar se fillimisht Kosova synon t’i bashkohet programit të NATO-s, “Partneriteti për Paqe”.

Osmani ka folur edhe rreth pushtimit rus të Ukrainës duke thënë se Rusia po bën luftë të paprovokuar ndaj civilëve të pafajshëm dhe se të gjitha shtetet duhet të bashkohen për të ndaluar atë që po e bën regjimi i presidentit rus Vladimir Putin.

“Nëse ne e lejojmë Putin-in që të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhe të sigurohemi që regjimi i Putin-it do të bjerë”, u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat