Vendimi i fundit i Gjykatës Speciale për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Aktuale

Vendimi i fundit i Gjykatës Speciale për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:14
Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Dhoma e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ua ka refuzuar ankesën Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ankesa e tyre kishte të bënte me vendimin e gjykatësit paraprak për refuzimin e lirimit nga paraburgimi.

Mirëpo, paneli i Apelit i përbërë nga gjyqtarët, Kai Ambos, Emilio Gatti, Michele Picard, ka vendosur që ta hedhë poshtë ankesën duke lënë kështu në paraburgim dy nga katër ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ndërkaq, paneli i Apelit nuk ka publikuar ende vendimin për Thaçin dhe Veselin.

Image
Vendimi i Speciales

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat