Zyrtari i LVV-së i kundërpërgjigjet Musliut: Ju donit të hiqnit retë e zeza nga Kosova

Aktuale

Zyrtari i LVV-së i kundërpërgjigjet Musliut: Ju donit të hiqnit retë e zeza nga Kosova

Nga: H.O. Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:30
Ganimete Musliu

Zyrtari i Lëvizjes Vetëendosje që është edhe këshilltar komunal në Komunën e Prizrenit, Selman Sokoli i është kundërpërgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Sokoli shkruan në Facebook se, ministrja Haxhiu e ka mbrojtur UҪK-në, ndërsa “ju donit të hiqnit “retë e zeza nga Kosova”.

“Gane, Albulena Haxhiu e ka mbrojtur luftën e UÇK-së, por ju donit të hiqnit “retë e zeza nga Kosova”. Një përgjigje për deputeten Musliu nga një intervistë e Albulena Haxhiut në maj 2015, atëherë kur partia e deputetes Musliu insistoi dy herë ta votojë Specialen”, shkruan Sokoli.

Ja pjesë nga kjo intervistë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat