​Ministri Sveçla e Nagavci raportojnë në komision për dhunën në familje dhe në shkolla

Aktuale

​Ministri Sveçla e Nagavci raportojnë në komision për dhunën në familje dhe në shkolla

Më: 30 mars 2022 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në shkolla si dhe masat e ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente do të jetë njëra nga temat e diskutimit në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për persona të pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

E që pjesë e këtij diskutimi do të jetë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Ngavci.

Po ashtu në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 10:00 temë diskutimi do të jetë edhe dhuna në familje dhe informimi lidhur me strategjinë nacionale për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2 Takim në Komision me Kordinatoren Nacionale pёr Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje, znj. Nita Shala.

-Temë diskutimi, Rastet e dhunёs nё familje dhe informimi lidhur me Strategjinë Nacionale pёr Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje;

3. Takim në Komision me Ministren e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, znj. Arbёrie Nagavci, dhe Ministёrin e Punёve tё Brendshme, z. Xhelal Sveqla.

-Temë diskutimi, Rastet e dhunёs nёpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e Institucioneve kompetente;

4. Tё ndryshme.

Vendi: N303

Koha: 10:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat